Pacolli mohon marrëveshjen me Listën Serbe: Dikush po gënjen me qëllim të keq

Aktuale March 01, 2018 - 14:48

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas raportimeve në media se ai ka bërë marrëveshje me Listën Serbe për ta shtyrë ratifikimin e demarkacionit.

Pacolli ka thënë se një gjë e tillë është e ulët dhe se dikush po gënjen qëllimshëm.

Ai me antë të një postimi në facebook, ka thënë se ai vetëm ka informuar se Lista Serbe nuk do të votojë ditën e mërkurë, në ditën kur ishte thirrur seanca.

Postimi i Pacollit:

Derisa po qëndroj në Japoni, po lexoj disa tituj se gjoja unë në marrëveshje me serbët paskam sabotuar votimin e marrëveshjes së demarkacionit!

Sa e ulët është kjo!!!!

Dikush po genjen qëllimkeqshëm.

E vërteta është se unë thjesht kam treguar për informatën (qe serbet, të merkurën nuk do të votojnë),ne menyrë realiste, pa folklorizem.