Haradinaj: Shumë shpejt do ta sjellim Ligjin për paga

Aktuale March 01, 2018 - 14:24

Ka përfunduar debati për rritjen e pagave nga ana e qeverisë Haradinaj, raporton "Zëri.info". 

Me këtë rast Haradinaj mori edhe një herë fjalën duke thënë se Qeveria e tij po mundohet shumë që të bëjë diferencën nga qeveritë e kaluara.

"Me fillimin e punës në Qeveri kam kërkuar të vendosim disa parime në punë. Njëra ka qenë mos të ankohemi për gjendjen që e kem gjetur, po mundësisht të bëjmë diferencën. Sa kemi arritur se di ndoshta një ditë qytetarët e shohin a kemi punuar a jo. Nuk pres prej opozitës por pres një far korrektësie. Ruhem mos me hy në baza personale për paga me njëri-tjetrin. Pajtohem se një rritje më e madhe se paga minimale nuk është në rregull po diku duhet me ja nis", tha ai, raporton tutje "Zëri.info". 

Ai ka thënë se janë duke përgatit ligjin për paga dhe kurdo që ai të jetë gati tha se do ta sjellin në Kuvend.

"Fokusimi ynë ndaj gjyqësorit do të çmohet. Nëse qenka një ligj për ta rritur pagën e gjyqtarëve... rriteni se është mirë. Unë kam kërkuar me ec me këtë ligj dhe të mos frikesohemi prej kesaj teme. Sa më shpejt qe ta kemi të gatshem do ta sjellim ketu te ju. Une jam qe gjashts muaj dhe skam mujt me bo ma shumë",  tha ai. /Zëri/