Hoxhaj: Presim që javën e ardhshme të ratifikohet Demarkacioni

Aktuale March 01, 2018 - 13:30

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxha,j tha se sapo përfundoi mbledhja e Kryesisë së partisë ku është biseduar për procesin e brendshëm zgjedhor, raporton "Zëri.info".

Ai ka thënë se procesi zgjedhor për strukturat e PDK-së do të fillojë në javët në vijim dhe do të përfundojnë në muajt e fundit të vitit.

"Zgjedhjet brenda PDK-së do të nënkuptojnë një hapje gë mirëfilltë të partisë. Një hapje e thellë për të gjithë shoqërinë... do të jetë një reformë e madhe", ka deklaruar Hoxhaj.

Ai po ashtu tha se në mbledhjen e Kryesisë së PDK është folur gjatë edhe për zhvillimet e fundit politike.

LEXO EDHE: Haradinaj deputetit të ‘Vetëvendosjes’: Po merr pagë badihava

I dyti i PDK-së tha së kjo parti është e shqetësuar që dje nuk pati vullnet për ratifikimin e demarkacionit, në mënyrë që qytetarët të fitojnë liberalizimin e vizave, raporton tutje "Zëri.info". 

LEXO EDHE: Haradinaj ‘Vetëvendosjes’: Po shisni moral të rrejshëm

"Ajo që ka pauzë të thuhet për demarkacionin janë thënë në këto tri vitet e fundit...tani duhet të ketë zgjidhje... dje ishte mundësi e mirë që para presidentit të Komisionit Evropian Juncker ishte mundësi e mirë pasi një vizitë e tillë bëhet shumë rrallë, madje shkojnë dekada. Mosvotimi i Demarkacionit dje ishte një humbje. Shpresojmë se javën e ardhshme do të ndodhë ratifikimi", ka shtuar Hoxhaj.

Ai më tej i ka ftuar të gjitha partitë politike që ta votojmë demarkacionin. Hoxhaj ka thënë se Deklarata e përbashkët e presidentëve jep mundësi për unitet. /Zëri/

Image