Haradinaj ‘Vetëvendosjes’: Po shisni moral të rrejshëm

Aktuale March 01, 2018 - 13:00
Debat i ashpër mes Haradinajt e 'Vetëvendosjes'

Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur deputetes së lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se qeveria e tij për gjashtë muaj ka arritur të bej atë që se ka bërë asnjë qeveri, raporton "Zëri.info". 

"Ju po e kategorizoni Qeverinë si të pa interesuar për qytetarët dhe po jepni mendime kategorizuese por e vërteta është pak më ndryshe. Gjashtë muaj të kësaj qeverie janë kryer punë të vlefshme për ketë vend. Edhe po kryhen po nuk mund të i korrigjojmë punët e 20 viteve. Ne kemi gjetur qeverinë pa ligj për qeverinë. Secili e ka pas mundësinë me bë ligj për qeverinë. Ligj për nivelizim të pagave", tha ai. 

LEXO EDHE: Haradinaj: Nëse rrëzohet ky vendim, më dhimbsen gjyqtarët e prokurorët

Ai u tha Vetëvendosjes se po shesin moral të rrejshëm me kritikat që po i bëjnë ndaj veprimit të qeverisë per rritjen e pagave, raporton tutje "Zëri.info". 

"Pse duhet të lihen paga të dinjitetshme dhe pse t’ju pengojë të tjerëve që është përmirësuar gjendja sociale. E keni lënë Kosovën në një far morali të rrejshëm. Nuk është ashtu më që me pas jakën e këmishën të shqyer me tregu që je i ndershëm. Nëse doni me zhvillu këtë vend mos i leni njerëzit që kanë përgjegjësi të jenë të nëpërkëmbur", tha ai.

"I kam mirëpritur kritikat e qytetarëve por mosni me moral të rrejshëm", përfundoi ai. /Zëri/