Kurti: Kjo Qeveri nuk po bënë ekonomi, por vetëm financa

Aktuale March 01, 2018 - 11:33

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë për dyfishimin e pagave, raporton “Zeri.info”.

"Kosova është vend i vogël me Qeveri të madhe. Sikur kjo të mos mjaftonte kjo Qeveri e madhe ia dyfishoi pagën vetvetes. Për t’u arsyetuar dy javë më vonë ua rriti pagën punëtorëve të sektorit publik dhe skemën sociale", tha ai

Ai tha se në Kosovë nuk bëhet ekonomi, por vetëm financa.

LEXO EDHE: Hamza: Nuk është hera e parë që Qeveria po kërkon rritje të pagave

“Shumica e njerëzve besojnë që motivimi është rroga. T’ia rrisësh pagën vetes është hajni. Ka vjedhje açik si kjo rritje e pagave, por kjo është vetëm pasojë e një fenomeni të hershëm. Edhe me këtë Qeveri ne nuk bëjmë ekonomi, por vetëm financa. Kjo Qeveri i rrit pagat pavarësisht rritjes ekonomike dhe atë vetëm vetvetes", tha Kurti, raporton “Zeri.info”.

Ai tha se kjo Qeveri si edhe tjerat po kujdeset vetëm për vete.

LEXO EDHE: Reqica: Buxheti e mbulon rritjen e skemës sociale për këtë vit

“Shteti i Kosovës edhe me këtë Qeveri mbetet një byro për punësim. Kapitali i Bankës shumë i shtrenjtë, ndërsa i mërgatës shumë i lirë. Kemi shumë korrupsion dhe papunësi. Asnjëherë nuk kishim Qeveri të mirë, por vetëm që rehatohet për vete”, tha ai. /ZËRI/