Hamza: Nuk është hera e parë që Qeveria po kërkon rritje të pagave

Aktuale March 01, 2018 - 11:26

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se duhet të pritet vendimi ligjor për të vazhduar më tej me zbatimin ose moszbatimin e rritjes së pagave.

“Është një vendim që nuk ka prodhuar asnjë efekt financiar, nuk është zbatuar dhe nuk është praktikuar ende sepse duam të kemi një sqarim juridik. Pra po presim vendimet e Gjykatave. Pra ligjet që lidhen me reformën e Administratës Publike duhet të sillen në Kuvend dhe të aprovohen”, ka thënë Hamza.

LEXO EDHE: Seanca fillon me përplasje mes kryeministrit dhe deputetëve të opozitës

Ai ka shtuar se nuk është hera e parë që po kërkohet rritje e pagave në Qeveri.

Image