Pas pak pritet të nis seanca e Kuvendit

Aktuale March 01, 2018 - 10:10

Pas pak pritet të nis vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Në rend dite janë: Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe debati parlamentar lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë e thirrur nga LDK, si dhe për rastin e Astrit Deharit e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Zëri.info

Ndonëse seanca pritej të fillojë në orën 10:00 në sallë janë një numër shumë i vogël i deputetëve. /Zëri