Delegacioni i BE-së takon krerët e shtetit

Aktuale February 28, 2018 - 14:50

Treshja e përbërë nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisioneri Hahn janë pritur nga liderët kryesor të Kosovës në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, raporton "Zëri.info". 

Në këtë takim po marrin pjesë, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq.

Pas këtij takimi, presidenti i KE, Juncker bashkë me Thaçin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në korridor të hyrjes së Kuvendit nga ora 15:25.

Po ashtu për arritjen në Kosovë ka shkruar në Twitter komisioneri Johannes Hahn.

"Nevoja për të sjellë rajonin e tërë përpara, bazuar në meritat individuale", ka shkruar Hahn. /Zëri/

Image 
Image 
Image 
Image 
Image