Sot s'ka mësim në asnjë shkollë

Aktuale February 28, 2018 - 08:18

Për shkak të motit të lig që po mbretëron këto ditë në Kosovë dhe paralajmërimit për temperatura të ulëta, sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës nuk do të mbahet mësim.

Vendimi është marrë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Kjo ditë e humbur e mësimit do të zëvendësohet në një ditë tjetër gjatë këtij semestri, për të cilën do të merret vendim në konsultim me drejtoritë komunale të arsimit.