Fjalimi prekës i Resul Sinanit

Aktuale February 27, 2018 - 19:18

Në katër vjetorin e themelimit të partisë Nisma Social Demokrate, Resul Sinani është prezantuar zyrtarisht si pjesë e kësaj partie.

Gjatë fjalimit të tij ka thënë që kjo është një gjë e veçantë për të, raporton "Zëri.info".

"Në profesionin e derimbrëmshëm kam udhëhequr shumë ngjarje që jam duartrokitje, por këto duartrokitje sonte janë shumë më ndryshe", ka thënë Sinani.

Ai ka thënë që i është bashkuar kësaj partie me qëllim që ta shkruaj së bashku me të tjerët të ardhmen e kësaj partie.

LEXO EDHE: ‘Pas kalimit të Demarkacionit, “Nisma” do të merret me tema të reja’

"Kam shkruar shumë fjalime, por ajo që kam menduar është që së bashku me ju ta shkruaj ardhmërinë e Nismës Social Demokrate të Kosovës", ka thënë Sinani.

Po ashtu, në ceremonin e katërvjetorit të themelimit të kësaj partie, kanë aderuar edhe dhjetra figura tjera. /ZERI/

Image 
Image 
Image 
Image 
Image