‘Pas kalimit të Demarkacionit, “Nisma” do të merret me tema të reja’

Aktuale February 27, 2018 - 19:14

Kryetari i “Nismës Social Demokrate” Fatmir Limaj ka bërë të ditur se pas kalimit të Demarkacionit, kjo parti do të merret me tema të reja.

LEXO EDHE: Limaj tregon se a do ta votoj 'Nisma' Demarkacionin

"Zëri.info" ju sjell në vijim temat e propozuara:

-Tema kryesore pas Demarkacionit që do të merremi është çkapja e shtetit. Ne duam rend ligjor dhe rregull. Në Kosovë do të sundojë ligji. Në këtë mënyrë do ta mbrojmë vendin tonë.

-Tema e dytë do të jetë kthimi i rendit në ekonominë e tregut dhe hapja e vendeve të reja të punës".

-Tema e tretë marrëdhëniet e mira ndërkombëtare. Do të dialogojmë edhe me Serbinë për marrëdhënie të mira fqinjësore, por jo për territorin e Kosovës".

-Do t’i heqim të gjitha barrierat mes ne dhe Shqipërisë qoftë në aspektin ekonomik, social, heqjen e kufijve dhe barrierave me Shqipërinë"

LEXO EDHE: Limaj paralajmëron aderime të reja në ‘Nisma Social Demokrate’

- Do ti mbrojmë shqiptarët ë Luginës së Preshevës dhe ti njohim diplomat e Kosovës në Serbi"

- Duam bashkëpunim të mirë fqinjësor me vendet e rajonit. /ZëRI/