Limaj paralajmëron aderime të reja në ‘Nisma Socialdemokrate’

Aktuale February 27, 2018 - 18:49

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kjo parti do të vazhdojë në frymën sociale.

Limaj po ashtu në katërvjetorin e themelimit të kësaj partie, ka mirëpritur të aderuarit e rinj në këtë parti.

“Ne fuqishëm si Nismë do ta "mbrojmë frymën sociale si të Evropës Perëndimore. Prezent kemi qindra intelektualë e qytetarë të cilët do t'i bashkohen kësaj partie sonte", ka thënë Limaj.

LEXO EDHE: Mbahet tubimi i katërvjetorit të themelimit të 'Nismës Social Demokrate'

Ai bëri të ditur se themelimi i kësaj partie ka ardhur si rezultat i mungesës së një partie që është afër qytetarit.

"Para katër viteve kemi parë që ka munguar një parti që i mungon qytetarit, fshatarit, të rinjve, që kanë nevojë për  punë. Ne kemi formuar këtë parti për të qenë afër qytetarit", ka thënë ai.

Limaj ka shtuar që kjo parti ka shënuar një progres të madh gjatë këtyre katër viteve, raporton tutje "Zëri.info". 

"Asnjë parti politikë në vend nuk ka shënuar progres më të madhe sesa NismaSocialdemokrate për katër vite", ka thënë ai.

Sipas Limaj, kjo parti është pjesë udhëheqëse e gjysmës së komunave në Kosovë.

"Kjo parti ka role udhëheqëse pothuajse në gjysmën e komunave të Kosovës, në role të ndryshme", ka thënë Limaj. /Zëri/ 

Image