Mesazh i Delawies për deputetët para seancës së Demarkacionit

Aktuale February 27, 2018 - 17:41

Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në prag të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit të Kosovës, për ratifikimin e demarkacionit u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë pro ratifikimit të Demarkacionit me Malin e ZI.

“U bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të jenë të pranishëm në seancë dhe të votojnë pro ratifikimit të Demarkacionit”, ka thënë Delawie përmes një video mesazhi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

LEXO EDHE: SONDAZH: Cilën pasaportë do të zgjidhnit ju?

Për ambasadorin amerikan, nëse miratohet Demarkacioni do të shmanget izolimi i Kosovës.

“Vota pro do të jetë fitimprurëse për të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë dhe të gjithë komunitetet. Mos votoni për izolim, votoni për të ardhmen”, ishte thirrja me të cilën Delawie e mbylli fjalimin e tij drejtuar deputetëve për Demarkacionin.

Në prag të seancës për ratifikimin e demarkacionit, raportohet se ende nuk janë siguruar votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj çështje. Madje kundër ratifikimit të kësaj marrëveshje së fundi janë deklaruar edhe dy deputetë të AAK-së