Kryesia cakton tri seanca të reja parlamentare

Aktuale February 27, 2018 - 16:38

Vazhdimi i pikave nga seanca e kaluar dhe interpelanca e kryeministrit Haradinaj u caktua për ditën e enjte më 1 mars, ora 10:00.

Seanca tjetër u caktua të premten më 2 mars ora 10:00, ndërsa seanca solemne për Epopenë e UÇK-së më 5 mars.

LEXO EDHE: SONDAZH: Cilën pasaportë do të zgjidhnit ju?

Ndërsa nesër nga ora 10:00 fillon seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të ratifikohet Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.