Vazhdojnë reshjet e borës, kjo është gjendja e rrugëve në Skenderaj (FOTO)

Aktuale February 26, 2018 - 19:35

Reshjet e mëdha të borës po vazhdojnë dhe si pasojë e kësaj rrugët janë vështirë të kalueshme thuajse në gjithë Kosovën. Për të përmirësuar gjendjen komuna e Skenderaj ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe qarkullimi vazhdon në gjendje normale, raporton “Zëri.info”.

Ramiz Shala nga komuna e Skenderajt për “Zëri.Info”, ka thënë se përkunder raportimeve se ka pasur ngecje të makinave dhe aksidente në rrugë në Skenderaj, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

‘Në 24 orët e ditës se djeshme nuk ka pas asnjë aksident të raportuar sipas informatave qe kemi nga stacioni policorë njësia në Skenderaj’, ka thënë Shala për “Zëri.Info”.

Ai po ashtu ka thënë se ekipa është në gjendje gatishmërie për intervenim, deri më tani të gjitha rrugët në territorin e komunës së Skenderajt janë të kalueshme.

“Te gjitha rrugët në tërë territorin e komunës se Skenderajt janë të kalueshme, janë trajtuar të gjitha me heqjen e bores me makinat e veçanta të cilat i kanë pastruar dhe kanë hedh krip për të mundësuar qarkullim normal, ekipa është në gatishmërie e udhëhequr nga Drejtori komunal i drejtorisë për shërbime publike, Ibush Hetemi ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme karshi situates dhe nevojave në teren. Janë angazhuar inspektoriati komunal pjesë e kësaj drejtorie të cilët po punojnë 24 orë pa ndërprerë që kur kanë filluar reshjet’, shtoi Shala.

Gjatë ditës së sotme po ashtu është raportuar se një autobus me nxënës është bllokuar në rrugë, për këtë Shala thotë së nuk është e vërtetë dhe se nuk kanë marrë asnjë ankesë as nga drejtoria e Arsimit në këtë komunë.

‘Është raportuar në media se është bllokuar një Autobus me nxënës, gjë që nuk është aspak e vërtetë, sepse ne kemi marrë masat e nevojshme dhe kjo nuk qëndron. Asnjë drejtor shkolle nuk ka raportuar në drejtorin e Arsimit për një gjë te tillë’, tha Shala për “Zëri.info”.

Image
Image
Image
Image
Image