Hahn: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën vendimtar për të ardhmen e Serbisë

Aktuale February 26, 2018 - 18:30

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn pas takimit me presidentin e Serbisë, Alekandar Vuçiq ka thënë se viti 2018 mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Por, ai ka thënë se vendimtar për Serbinë në këtë proces do të jetë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, transmeton zeri.info.

“Viti 2018 mundë të jetë vendimtar në progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Strategjia e re e Zgjerimit për Ballkanin duhet të jetë një motiv i fort për Qeverinë e Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe reformat në sundim të ligjit janë krruciale”, ka shkruar Hahn në 'Twitter'.

Hahn së bashku me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker sot po qëndrojnë në Serbi në kuadër të turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata gjithashtu do të vizitojnë Kosovën. /Zëri/

Image