Edhe një ‘goditje’ për Haradinajn, ky deputet i PDK-së nuk e voton Demarkacionin

Aktuale February 25, 2018 - 22:39
Ja për cilin deputet të PDK-së bëhet fjalë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, me gjasë në seancën e thirrur për të mërkurën, ku pritet të votohet Demarkacioni me Malin e Zi do të jetë kundër.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të shkurtër në rrjetet sociale.

“Demarkacioni nuk duhet të kalon”, ka shkruan Hasani në Facebook, duke e bërë të ditur se vazhdon të jetë kundër kësaj marrëveshje.

Hasani vazhdimisht ka qenë kundër votimit të kësaj marrëveshje, madje edhe gjatë qeverisë së kaluar, kur udhëhiqte PDK dhe LDK.

Ndërkohë, demarkacioni dështoi dy herë, në dy seancat e fundit, pasi LDK e AAK nuk pajtoheshin lidhur me përmbajtjen e dokumentit që do të miratohej në Parlament. Partia e Isa Mustafës kërkonte që raporti i Shpejtim Bulliqit të ishte vetëm informues, ndërsa, Haradinaj kërkonte që i njëjti të ishte obligues.

Bashkë me Marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015 do të ratifikohet në Parlament edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti kosovar dhe ai malazez, i cili saktëson se mund të bëhen përmirësime të shënimit të vijës kufitare nëse gjenden fakte të reja. 

Image