Disa rrugë të Prishtinës nuk janë pastruar fare

Aktuale February 25, 2018 - 22:01

Duket sikur tani ka filluar dimri i vërtetë.

Që nga nata e kaluar reshjet e borës kanë qenë të pranishme vazhdimisht në çdo anë të Kosovës.

Këto reshje të borës kanë shkaktuar edhe disa aksidente,  përderisa është paraparë që temperatura të ngjashme të ftohta të ketë përgjatë gjithë javës së ardhshme.

Ndërkohë Indeksonline ka siguruar disa fotografi nga rrugët në Prishtinë, ku qytetarët janë shprehur se rrugët nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Më të papastruara janë rrugët në afërsi të ‘Matiçanit’ përderisa prania e kompanive për pastrimin  e rrrugëve është vërejtur, por vazhdimësia e reshjeve të borës është duke ndikuar në mos-lënien e këtyre rrugëve të pastra.

Por edhe ish-moderatorja Edona Zogu, ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, nga “Mati 1”, ku shihet se rruga nuk është pastruar fare. 

Image
Fotografi e realizuar nga ish-moderatorja, Edona Zogu.

Image

Image

Image

 

Image

 

Image