Zeka: VV dhe Lista Serbe, janë bërë bashkë për të shkatërruar çdo qelizë të shtetit të Kosovës

Aktuale February 25, 2018 - 19:39

Deputeti nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, është treguar i ashpër karrshi qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e Demarkacionit.

Zeka, ka akuzuara Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe se janë bërë bashkë për të shkatërruar, siç thotë ai, çdo qelizë të shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE: Nagavci: Ata që votojnë Demarkacionin do të bëjnë vepër penale

“Në të kaluarën kanë pasur aleancë të fshehtë. Tash ashiqare: vetëm këto dy parti luftojnë për të shkatërruar çdo qelizë të shtetit të Kosovës. Po më vjen mirë që të gjithë po e shohin që lideri i VV-së dhe Lista Serbe kanë të njëjtën agjendë. Ju ka mbetur edhe Rada Trajkoviqi t’iu bashkohet, sepse treshja ju ec më mirë”, ka shkruar Zeka në Facebook.

LEXO EDHE: Trajkoviq: Lista Serbe të mos votojë Demarkacionin, pasi Kosova fiton kufij të njohur ndërkombëtarisht

Këto reagime të Milaim Zekës vijnë pasi VV-ja dhe Lista Serbe janë shprehur publikisht kundër ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Lista Serbe thotë se nuk i intereson kjo temë, ndërkohë që VV-ja thonë se Kosova po humb territor.

Ndryshe, Demarkacioni pritet të ratifikohet të mërkurën pasi është arritur një konsensus ndërmjet partive të tjera shqiptare dhe komunitetit joserb.