Edhe ish-kryeparlamentari Berisha e refuzon dekoratën nga Thaçi

Aktuale February 25, 2018 - 19:03

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka refuzuar dekoratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka njoftuar se janë shumë arsye që e kanë shtyrë ta marrë një vendim të tillë.

“Me 23 Shkurt 2018, përmes Zyrës së Presidencës së Republikës së Kosovës, jam njoftuar se në mesin e personaliteteve që do të marrin Dekoratën e dhjetëvjetorit të Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, gjendem edhe unë. Së këndejmi, njoftoj Presidencën, Presidentin aktual dhe opinion e gjerë se unë nuk do ta pranoj Dekoratën në fjalë”, ka thënë Kolë Berisha.

Berisha ka thënë se mirënjohjen më të vlefshme e ka marrë nga populli i Kosovës.

“Janë të shumta dhe të ndryshme arsyet që më shtyjnë të marr një vendim të tillë. Mirënjohjen më të vlefshme për mua e kam marr nga populli i Kosovës, me respektin që ka treguar ndaj meje dhe dashurinë që tregon për Kosovën. Kësaj here do mjaftohem me kaq”, ka thënë më tej ai.