Haradinaj heq dorë nga raporti i Bulliqit

Aktuale February 24, 2018 - 20:20

Pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit për Demarkacionin me Malin e Zi, në një konferencë urgjente për media, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ai vazhdon të mos pajtohet me kërkesën e LDK-së por për shkak të daljes nga kjo situatë ka pranuar një kusht të tillë, raporton "Zëri.info". 

Ai ka pranuar se ka hequr dorë nga kërkesa e tij që raporti i komisionit shtetërorë për përcaktimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi të jetë vetëm pikë informative.

Haradinaj ka sqaruar pikën 1.2 e cila i është shtu dokumentit e që është fjala ‘si orientim’.

“E kam bërë një dakordim me kërkesë të LDK-së, besoj se me këtë u kemi hapur mundësi qytetarëve të lëvizin. Në nenin 3, pika 1.2 ku thotë se dokumentacioni do të përdoret si orientim, pra vetëm kjo është shtuar e që ka qenë kërkesë e LDK’së në mënyrë që të ecim përpara. Mendoj se ka qenë e panevojshme të ndryshohet kjo pikë, por kam mbështetur kërkesën e LDK’së.  Kemi një ndryshim substancial, kemi dakordim me LDK dhe pas kësaj besoj se janë krijuar mundësitë për ratifikimin e marrëveshjes’, tha Haradinaj.

Ai po ashtu ka theksuar se ende nuk kanë ndonjë dakordim me listën serbe.

“Ende s’kemi dakordim me Listën Serbe”, theksoi Haradinaj. /Zëri/

Image