Gashi: Fillimi i javës, epokë e re për Kosovën

Aktuale February 24, 2018 - 17:42

Sot është arritur përfundimisht marrëveshja ndërmjet partive politike që të votohet demarkacioni të mërkurën e javës së ardhshme.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi e ka mirëpritur këtë gjë, duke thënë se fillimi i javës së ardhshme do të jetë periudhë e re politike për Kosovën.

“Fillimi i javës së ardhshme është fillimi i një periudhe të re politike ne Kosove”, ka shkruar ai në Facebook.

LEXO EDHE: Edhe Kryeparlamentari e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Haradinajn për demarkacionin

Marrëveshja parasheh që të pranohet kërkesa e LDK-së për mos përfshirje të raportit Bulliqi.