Thaçi komenton marrëveshjen për Demarkacionin

Aktuale February 24, 2018 - 16:41
Ja çfarë thotë presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë për të ardhmen evropiane të Kosovës, marrëveshjen mes partive politike për ratifikimin e demarkacionit.

Thaçi përmes një postimi në "Facebook" ka thënë se ky unitet politike duhet të shërbejë edhe për temat tjera me interes nacional.

LEXO EDHE: Edhe Kryeparlamentari e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Haradinajn për demarkacionin

Postimi i plotë i Thaçit: 

Marrëveshja e sotme e partive politike për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Uroj të gjithë përfaqësuesit e këtyre partive politike për konsensusin e arritur, i cili përfundimisht siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen.

Ky unitet politik duhet të shërbejë si një kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve per temat nacionale, të cilat kërkojnë vullnet dhe gatishmëri për të tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe private