Haradinaj konfirmon marrëveshjen mes koalicionit qeverisës

Aktuale February 24, 2018 - 15:05

Ramush Haradinaj ka konfirmuar marrëveshjen mes koalicionit qeverisës, por ai thekson se pjesë e kësaj marrëveshje është edhe raporti i Bulliqit, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Edhe Kryeparlamentari e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Haradinajn për demarkacionin

Këtë marrëveshje mes koalicionit qeverisës e kanë përkrahur edhe LDK dhe Alternativa.

Ja postimi i plotë i tij:

Qytetarëve të Republikës së Kosovës ua konfirmoj se nga koalicioni qeverisës është mënjanuar pengesa e fundit politike, që siguron unitet politik në parlament.

Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç, si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi. /ZERI/