Edhe Kryeparlamentari e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Haradinajn për demarkacionin

Aktuale February 24, 2018 - 13:38

Është arritur konsensuesi për ratifikimin e Marrëveshjës për shënimin e Kufirit me Malin e Zi.

Këtë e ka konfirmuar kryeparlamentari Kadri Veseli përmes një postimi një postimi në 'Facebook', transmeton, "Zëri.info".

Veseli ka falenderuar kryeministrin Haradinaj, LDK-në, NISM-ën Social Demokrate dhe zëvendësministritn Pacolli për gatishmërinë për konsensues dhe dialog konstruktiv

Ky është shkrimi i plotë i Kadri Veselit:

"Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin", ka shtuar ai.