Gjysma e shesheve në kryeqytet në terr

Aktuale February 23, 2018 - 23:01

Sheshet në qendër të Prishtinës janë gjysmë të ndriçuara.

Gjatë natës në tri sheshet e Prishtinës nuk ka dritë të mjaftueshme.

Dritat në anën e djathtë, prej sheshit “Skënderbeu”, deri të “Zahir Pajziti” në Prishtinë po rrinë të fikura, shkruan lajmi.net.

Dritat janë ndalur nga Komuna e Prishtinës. Të ndezura janë vetëm ato në anën tjetër, por ka edhe ndonjë nga ato që nuk punojnë.