Uk Lushi i drejtohet LDK-së, ka një porosi për ta në lidhje me Demarkacionin
Publicisti Uk Lushi, në lidhje me çështjen e Demarkacionit ka deklaruar se duhet të lihen anash lojërat dhe interesat partiake, që të ecët përpara.
Ai po ashtu ka thënë se LDK-së i ka ardhur dita e zgjedhjes mes hakmarrjes kundër Haradinajt dhe nevojës ti jepet fitore Kosovës, shkruan Zëri.info.
Më poshtë lexojeni statusin e plotë:
Çështja teknike e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi nuk guxon të bëhet gur i sherrit. Duhet të lihen anash lojërat ku meskiniteti individual dhe interesat partiake vihen mbi kompromisin dhe ecjen përpara. Procese shumë më urgjente, rrezikshme dhe rëndësishme tashmë kanë filluar për Kosovën. Nuk mund të vazhdojmë të rrahim ujë në havan me demarkacionin. Ka mundësi të gjendet zgjidhje ëin-ëin për secilin subjekt parlamentar në Kuvend dhe për Kosovën. Partisë më të vjetër të Kosovës, LDK, i ka ardhur dita të zgjedhë mes kënaqësisë së hakmarrjes kundër kryeministrit Haradinaj dhe nevojës t'i jepet fitore Kosovës. LDK, pa asnjë mëdyshje, duhet të pozicionohet me Kosovën. Votuesit nuk do t' ja harrojnë këtë veprim LDK-së. Lus mediet që poashtu ta vënë interesin shtetëror përmbi gjithçka dhe të mos ushqejnë tensionimin banal mes partive dhe politikanëve.