Delawie: Kalojeni Demarkacionin!

Aktuale February 23, 2018 - 15:50

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, u ka bërë edhe një herë thirrje liderëve të vendit që ta ratifkojnë Marrëveshjen e Demarkacionit, raporton “Zëri.info”.

“Tani është koha që të gjitha partitë politike të demonstrojnë lidership. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në radhë të parë. Kaloni Marrëveshjen e Demarkacionit”, ka shkruar Delawie./ZERI