Bilall Sherifi sqaron për çka janë marrë vesh LDK, PDK, AAK dhe Nisma

Aktuale February 23, 2018 - 11:38

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka treguar se për çka është biseduar deri më tani mes partive që kanë qenë në bisedime për ta votuar Demarkacionin

“Të gjithë së bashku të gjejmë një definicion të përbashkët se si do të dukej ligji që do të na lëvizte përpara dhe të vijmë në votim”, është shprehur Sherifi.

Por, ai thotë se raporti i Bulliqit është i rëndësishëm që të mos ngrihen paqartësi në procesin e korrigjimit që lejohet sipas Marrëveshjes mes Presidentit të Kosovës dhe atij të Mali të Zi. 

Seanca ka filluar sot mes shumë paqartësive. LDK-ja është pro Demarkacionit, por refuzon që të votojë Projektligjin e Marrëveshjes nëse atij i bashkëngjitet raporti i Shpejtim Bulliqit, ndërsa AAK-ja e thotë të kundërtën.

Nga ana tjetër Vetëvendosja është deklaruar kundër çfarëdo forme të Demarkacionit. Edhe Lista Srpska ka refuzuar të votojë pro.