Konjufca: Më i rëndësishëm është territori sesa liberalizimi i vizave

Aktuale February 23, 2018 - 11:06

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se është shumë më e rëndësishme ruajtja e territorit të Kosovës sesa liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se për humbjen e territorit duhet të pyetet populli dhe jo ai që ka nënshkruar, raporton “Zëri.info”.

Në fund Konjufca tha se votat për demarkacionin nuk duhet të kërkohen te opozita.

“Pse po kërkoni që opozita të votojë për demarkacionin? Për këtë le të vendos ai që ka vënë nënshkrimin në marrëveshje. Opozita nuk është përgjegjëse”, tha Konjufca. /Zëri/