Hoti: LDK unike për ta votuar Demarkacionin

Aktuale February 23, 2018 - 10:32
E FUNDIT

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë që partia e tij është e bashkuar për ta votuar demarkacionin, raporton "Zeri,info".

"Ne po presim që të filloj seanca, ftojmë gjithë partitë politike që të rezonin në karshi interesave të qytetarëve", tha Hoti.

Sipas tij partia e tij është e gatshme ta votoj versionin aktual të kësaj marrëveshje.

"Ldk është e unike të përkrahë këtë marrëveshje, dhe presim që partitë politike të paraqiten në Kuvend që ta përmbyllin këtë çështje", theksoi ai.

Gjithashtu ai bëri të ditur që dje kanë negociuar dhe kanë gjetë një gjuhë të përbashkët me PDK-në dhe Nismën.

"Dje gjate gjithë ditën me partitë shqiptare dhe kanë qenë fleksibil që të bashkëpunojmë. Presim që edhe AAK të pajtohet me këtë draft dhe të punojnë që të sigurojmë votat e nevojshme. Gjatë gjithë ditës kemi folur me partitë politike shqiptare", shtoi Hoti.

Ai shpreson që kjo marrëveshje do të kaloj me vota të deputetëve shqiptar./ZERI