'Kosova nuk duhet të izolohet, duhet të jetë në BE e jo në Kore'

Aktuale February 23, 2018 - 10:28
Qëllimi i protestës është që t'u jepet mbështetje deputetëve për të ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin

Organizatori i Protestës, Bashkim Fazliu ka thënë se qëllimi i protestës është që t'u jepet mbështetje deputetëve për të ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në mënyrë që Kosova të merr liberalizimin e vizave, raporton “Zëri.info”.

Fazliu ka thënë nëse qytetarët nuk mund të lëvizim lirshëm, atëherë as politikanët nuk duhet të udhëtojnë jashtë vendit.

"Duam të përçojmë një mesazh se Kosova nuk duhet të izolohet, Kosova duhet të jetë në BE e jo në Kore... me na blloku me një kauzë fallco është e padrejtë. Prandaj kërkojmë nga deputetët që ta votojnë këtë marrëveshje", ka thënë Fazliu. /Zëri/ 

 

Image 
Image