Haxhiu: Deputetët që krijojnë parti duhet të japin dorëheqje

Aktuale February 22, 2018 - 22:40

Deputetja e nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se anëtarët e që dëshirojnë të dalin nga Vetëvendosje duhet që të japin dorëheqje edhe nga posti i deputetit.

Në një intervistë në emisionin” Debat D” të RTV Dukagjinit, Haxhiu tha se nuk ka mundësi që t’i largohen përgjegjësive dhe t’i ruajnë privilegjet.