Apostolova thirrje liderëve: Mendoni për qytetarët

Aktuale February 22, 2018 - 20:27

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Pasi Kuvendi i Kosovës sot ka dështuar ta kalojë Demarkacionin, ratifikimi i të cilit po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Apostolova ka bërë një apel për udhëheqësit e vendit, në llogarinë e saj zyrtare, në Twitter.

"Gjetja e konsensusit për votimin e demarkacionit tregon lidership", ka deklaruar Apostolova. 

"I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe për rininë e Kosovës", ka shkruar ajo në Twitter. 

Image