Bulliqit nuk i bëhet vonë: Unë e kreva punën time

Aktuale February 22, 2018 - 19:02

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi i cili ishte zgjedh nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj Kryesues i Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, pas marrëveshjes së nënshkruar mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij malazez, Filip Vujkanoviq, nuk do të merret parasysh.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë nesër projektligjin e Demarkacionit, me marrëveshjen që është arritur në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij malazez, Filip Vujkanoviq.

Gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovës, Thaçi ka nënshkruar një aneks marrëveshje për kufirin në mes Malit të Zi dhe Kosovës, aneks ky që ju është prezantuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa gjetjet e kryesuesit të Kryesues i Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqit janë hedhur poshtë.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Bulliqi i cili ishte zgjedh nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që të merret me përcaktimin e pikës kufitare në mes Malit të Zi dhe Kosovës, ka thënë për Gazetën Online Insjderi se do të mbetet tek qeveria e vendit se a të votojnë raporton e tij apo të presidentit Thaçi.

“Ne me mundësi tona që e kemi përgatitë atë raport, ai është cilësor ka fakte të prekshme ka fakte që tregojnë saktë se ku ka qenë kufiri administrativ në mes Kosovës dhe Malit të Zi e a dojnë me marr në përdorim a jo institucionet është problem i tyne që janë përgjegjës në këtë fazë”, ka thënë Bulliqi.

Mirëpo Bulliqi ka thënë se raportin të cilin e ka përgatitur ai së bashku me anëtarët tjerë të komisionit është vetëm një shtysë e marrëveshjes që është arrit në mes të dy presidentëve.

“Ai raport ka kalu është miratu në qeverinë e vendit edhe mendoj se formuesi i kësaj marrëveshje të famshme është qaj raport sepse qaj raport e detyroj të bëhet qajo marrëveshje edhe me vet faktin që presidenti i vendit ka arrit me nënshkrua një marrëveshje në një far forme është një bazë e mriz për me arysetu qat aneks marrëveshje”, ka shtuar Bulliqi.

Miratimi për projektligjin e Demarkacionit në mes Malit Të Zi është shtyrë për ditën e nesërme pasi që nuk ka pas vota të mjaftuar që ai të votohet.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar se seanca për Demarkacionin do të vazhdojë nesër në ora 10:00. /Insajderi/