Matoshi-LDK-së: Votojeni ligjin për ratifikimin e Demarkacionit

Aktuale February 22, 2018 - 18:20

Këshillëtari i Ramush Haradinajt Halil Matoshi, ka kërkuar nga deputetët e LDK-së që të votojnë raportin e Shpetim Bulliqit për Demarkacionin.

Ai po ashtu ka thënë se gjithë kjo duhet të bëhet për ta arritur Liberalizimin e Vizave kërkesë kjo e gjithë qytetarëve të Kosovës, shkruan Zëri.info.

Postimi i tij i plotë:

Forcat patriotike-kushtetuese të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës, e sidomos LDK si parti institucionaliste, duhet t’i braktisin kalkulimet politike dhe ta votojnë ligjin për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në paket, marrëveshjen si akt ndërkombëtar sëbashku mexrapirtin e Komisionit dhe anejs-marrëveshjen: Deklaratën e dy presidentëve. Vetëm kështu fitojnë të gjithë, pa humbur territorin dhe ftyrën!?

Dhe për ta mbrri liberalizimin që është kërkesë qytetare!

Nesër të gjithë mund të pendohen e dikush edhe të koritet!?

E ftoj publikusht lidershipin e LDK-së që të manifestojë moral të lartë politik dhe patriotizëm konstitucional dhe t’i votojë në pako tre materiet!