'Dëshira ime të shkoj në hënë, më e afërt me realitetin se ëndrrat e Daçiqit'

Aktuale February 22, 2018 - 16:53
LAJMI I FUNDIT

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar në një mënyrë interesante ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. 

Daçiq ka thënë sot se më logjike është që SHBA-të dhe Britania ta tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, sesa Rusia ta njohë atë.

Ajo përmes rrjetit social, Twitter, ka shkruar se ëndrrat e saja për t’u bërë kampion i turneut të Wimbledonit në tenis, dhe ëndrra tjetër që ajo të përballojë një udhëtim për në hënë, janë më të afërta me realitetin se deklaratat e Daçiqit.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, paska thënë që dëshira e tij është që SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar të tërheqin njohjen e Kosovës. Çfarë mund të them, do të doja të isha një kampione e Ëimbledonit, dhe do të doja që të mund ta përballoja një udhëtim për në hënë…duhet të them që ëndrrat e mia janë më afër realiteti” ka shkruar Çitaku në Twitter.

LEXO EDHE: Fantazia e Daçiqit: SHBA-të dhe Britania të tërheqin njohjen e Kosovës

Ndryshe, gjatë ditës Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kishte deklaruar se do të ishte më logjike që SHBA-të dhe Britania të heqin njohjen e Kosovës, dhe se kjo do të zvogëlonte retorikat e destabilizimit të Ballkanit.