Daçiq dhe Lavrov: Deklarata e Thaçit për njohje nga Rusia nuk ndryshon asgjë

Aktuale February 22, 2018 - 14:27

Ministrat e Jashtëm, i Serbisë dhe Rusisë, Ivica Daçiq dhe Sergei Lavrov, u takuan sot.

Në takim të lartpërmendurit deklaruan se të dy vendet kanë një ndeshje të gjerë të qëndrimeve në shumicën e çështjeve ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: Marko Gjuriq bëhet pjesë e debatit Vuçiq - Hoti

Të pyetur që të komentojnë deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sipas së cilës njohja e Kosovës nga Rusia do ia lehtësonte barrën edhe Serbisë, krerët e diplomacive të të dyja vendeve thanë se qëndrimi i tij nuk ndryshon asgjë në këtë drejtim.