Kosumi dekorohet nga Thaçi

Aktuale February 22, 2018 - 14:20

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi gjatë ditës së sotme është dekoruar me medalje presidenciale nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, transmeton “Zëri.info”.

Thaci me këtë medalje e ka dekoruar Kosumin për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ku veçohen pjesëmarrja në konferencën e Rambujesë,  roli i tij në Ekipin e Unitetit dhe kryerjen e detyrës Kryeministër i Kosovës.

Kosumi ka vlerësuar këtë çmim të ndarë nga Presidenti, pasi që sipas tij kjo është një motivim edhe për brezat e rinj. /ZERI/

Image

Image