Veseli: Deri të mërkurën do të ratifikohet Demarkacioni

Aktuale February 22, 2018 - 14:06

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se po punohet që deri të mërkurën të përfundohet çështja e ratifikimit të Demarkacionit.

Sipas Veselit qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza brenda këtij viti, raporton “Zeri.info”.

“Qytetarët e Kosovës duhet dhe do të lëvizin lirshëm në BE gjatë këtij viti dhe kjo gjë është duke shkuar mirë. Kemi mbajt një takim shumë të mirë, me takim nga pozita dhe opozita. Ajo që është kryesore është se duam që deri të mërkurën të përfundohet shënimi i kufirit me Malin e Zi dhe jemi në një rrugë të mirë”, ka thënë Veseli, raporton “Zeri.info”.

Ai ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë këtë marrëveshje, duke thënë se nuk ka patriotizëm më të madh se sa t’iu hapen rrugët evropiane Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Nuk ka patriotizëm nëse nesër, pasnesër apo kurdo që do të mbahet seanca ta votojmë marrëveshjen dhe t`i hapim rrugë lirisë së lëvizjes së qytetarëve. Gjitha përpjekjet janë që të arrihet një konsensus nacional”, deklaroi ai.

Tutje, Veseli tha se Lista Serbe është pjesë e shtetit të Kosovës dhe se sipas tij, pjesëtarët e këtij subjekti politik e duan shtetin e Kosovës dhe se shpreson që Lista Serbe do ta votojë Demarkacionin, raporton “Zeri.info”.

“Shpresojmë që do ta votojnë marrëveshjen për t`i hapur rrugë lirisë së lëvizjes së qytetarëve në BE”, ka thënë Veseli. /ZËRI/

Image

Image