Gjuriq: Avdullah Hoti, gjenocidin në Kosovë e kreu UÇK-ja terroriste

Aktuale February 22, 2018 - 13:39

Në përgjigje ndaj deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se në Kosovë ‘gjenocid ka kryer UÇK-ja me të gjithë komandantët e saj’.

“Gjenocidi është kryer me qëllim që të përfundojë spastrimi etnik dhe të pushtohet krahina jonë jugore, është kryer nga agresioni dhe krimi. Për krimet e bëra UÇK-ja terroriste herët e vonë do t’i bartë pasojat në drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare, sulmet dhe gënjeshtrat nuk i fshehin këto ngjarje”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Më këtë Gjuriq iu ka përgjigjur deklaratës së Hotit, i cili mbrëmë përmes një postimi në Facebook i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se frazat dhe kostumet e reja nuk mund t’ia mbulojnë krimet dhe gjenocidin.

“Z.Vuçiq, frazat dhe kostumet e juaja te reja nuk i mbulojnë krimet dhe gjenocidin e shkaktuar. Në vend se të mbani ligjërata, shkoni më mirë lutuni për viktimat e politikave tuaja”, ka deklaruar Hoti.

Gjuriq ka shtuar se me këtë akuzë ndaj Vuçiqit, Hoti ka nxitur ekstremizëm dhe urrejtje.