Haradinajn ‘nuk po e zë vendi vend’

Aktuale February 22, 2018 - 13:26

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si duket është në një pozicion mjaftë të vështirë, raporton “Zeri.info”.

Gjatë gjithë kohës prej se kryeministri Haradinaj ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ai është parë i tensionuar për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, seancë kjo e cila ishte paraparë që të fillojë qysh në orën 11:00.

LEXO EDHE: Çfarë po ndodh me Ramush Haradinajn kështu?

Në këtë seancë është paraparë që të votohet marrëveshja me Demarkacionit me Malin e Zi, por kjo seancë akoma nuk ka filluar, raporton “Zeri.info”.

Deri më tani gjatë gjithë kohës kreu i ekzekutivit është parë duke diskutuar me deputetë të ndryshëm.

“Zeri.info”, ju sjell fotografitë më të fundit ku shihet Haradinaj duke diskutuar me deputetët e subjektit të tij, por edhe me Fatmir Limajn. /ZËRI/

Image

Image