Thaçi thërret Veselin e Haradinajn në kabinetin e tij

Aktuale February 22, 2018 - 13:14
LAJMI I FUNDIT!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbledhur kryeparlamentarin, Kadri Veseli dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj në një takim.

Burime të "Zeri.info", bëjnë të ditur se takimi është thirrur lidhur me koordinimin e veprimeve, para se të ratifikohet demarkacioni.

Krahas Thaçit, edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues politik, në përpjekje për t’i bindur ata që të votojnë këtë marrëveshje. /ZËRI/