Deputetët e ‘Vetëvendosjes’ largohen nga salla e Kuvendit

Aktuale February 22, 2018 - 13:02
LAJMI I FUNDIT!

Albin Kurti, së bashku me deputetët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës në të cilën ishte paraparë të mbahej seanca për votimin e Demarkacionit, raporton “Zeri.info”.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ishte paraparë që të fillojë qysh në orën 11:00, por ajo akoma nuk ka filluar.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, para pak çastesh kanë lëshuar këtë sallë, raporton “Zeri.info”.

Kujtojmë se deri më tani përpos “Vetëvendosjes” edhe Lista Serbe ka paralajmëruar se nuk do ta votojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image