Ilir Deda shprehet i bindur që do të ratifikohet Demarkacioni

Aktuale February 22, 2018 - 12:18

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se problemi i Demarkacionit nuk është zgjidhur deri tani për shkak se ka munguar komunikimi ndërmjet subjekteve politike, raporton "Zeri.info".

Por ai ka thënë se tani po ndodhë ky komunikim dhe se sot do të mbahet seanca.

Deda është shprehur i bindur se do të ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. /ZËRI/