Delawie: Votojeni Demarkacionin për të mirën e qytetarëve

Aktuale February 22, 2018 - 11:24

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie u ka bërë sërish thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e  Demarkacionit pasi që sipas tij kjo marrëveshje është në rregull dhe në dobi për lëvizjen e lirë të qytetarëve, raporton “Zëri.info”

“Jam këtu për të inkurajuar të gjithë deputetët për të votuar këtë marrëveshje. I nxis po ashtu të gjithë politikanët që të arrijnë marrëveshje për ratifikimin e saj duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj marrëveshje në procesin e liberalizimit. Çdo votë kundër kësaj marrëveshje është votë kundër shtetit prandaj i inkurajojmë të gjithë që ta votojnë këtë marrëveshje. Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje është lëvizja e lirë e qytetarëve”, ka thënë Delawie.

Këto deklarata ai i bërë para mediave ku më pas edhe u largua nga holli e Kuvendit. /ZERI