Delawie arrin në Kuvend

Aktuale February 22, 2018 - 11:12
Pas pak pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, sapo ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori Delawie do të jetë i pranishëm në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në të cilët pritet të votohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, raporton “Zeri.info”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ambasadori Delawie, ka kërkuar që deputetët e Kuvendit të Kosovës, ta votojnë marrëveshjen e Demarkacionit, në mënyrë që ata të kenë edhe liberalizimin e vizave. /ZËRI/

Image