''Lista Serbe do ta votojë Demarkacionin''

Aktuale February 21, 2018 - 22:57
Mësojeni se kush thotë kështu

Kryeredaktori i gazetës "Zëri", Lavdim Hamidi, thotë se marrëveshja për Demarkacionin nesër do të kalojë në Kuvend .

Hamidi beson se Lista Serbe nesër do ta votojë Demarkacionin. Hamidi tha se si kundër shpërblim, Lista Serbe do ta marr themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruan rtv21.tv

“Votat e Listës Serbe janë përcaktuese për kalimin e kësaj marrëveshjeje sepse koalicioni qeverisës, pa Listën Serbe bashkë me LDK-në llogaritet që janë diku 77 vota të pa mjaftueshme për të kaluar marrëveshja. Me gjasë Lista Serbe nesër do ta votojë demarkacionin, pasi që u raportua se ata sot ishin për vizitë në Beograd te presidenti Vuçiq, me gjasë që do ta marrin edhe si kundër shpërblim themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha Hamidi.

Ai mendon se marrëveshja për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi nesër do të kaloj në Kuvend, por thotë se atë do ta përcjell një debat i gjatë dhe i ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja.