Delawie: Çudi sa shumë po punoni për t'i mbajtur të izoluar qytetarët

Aktuale February 21, 2018 - 21:11
Delawie ''godet'' të gjitha partitë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka goditur ashpër të gjitha partitë politike në vend, të mërkurën.

Një ditë para votimit në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Delawie ka dhënë një deklaratë djegëse, në llogarinë e tij zyrtare, në Twitter.

Ai ka thënë se disa po punojnë shumë për t’i mbajtur të izoluar qytetarët.

LEXO EDHE: Thaçi: Demarkacioni është një votë për të forcuar integrimin në BE

“Është e çuditshme se sa shumë po punojnë disa njerëz për t’i mbajtur qytetarët e Kosovës larg udhëtimit në Evropë!”, ka shkruar ambasadori amerikan, në rrjetin social, në internet.

Në një shkrim tjetër, të bërë pak orë më herët, Delawie ka kërkuar nga deputetët e Kosovës që të ratifikojnë Demarkacionin, pasi qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave.

Ai madje ka shkruar në shqip “hajde”, pas kërkesës së tij që Kuvendi ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave, është koha që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit. Hajde!”, ka shkruar Delawie.