Krasniqi: PDK unike për Demarkacionin

Aktuale February 21, 2018 - 17:19

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u procedua për seancë projektligji për Demarkacionin, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK-ja është unike për ta votuar marrëveshjen për Demarkacionin.

“Shpresojmë se qysh nesër pas orës 11:00 do të ketë kuorumin e mjaftueshëm pasi i hap rrugë liberalizimit të vizave. Qëndrimi ynë është konsistent dhe jemi të kënaqur që ka një konsensus më të gjerë për këtë çështje", tha ai, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Konjufca tregon se si do të veprojë ‘Vetëvendosje’, nesër në Kuvend

Krasniqi ka thënë se ende nuk dihet qëndrimi i LDK-së për këtë çështje.

“Shqetësuese mbetet qëndrimi i LDK-së. Në Komisionin për Punë të Jashtme përfaqësuesit e LDK-së nuk kanë votuar fare dhe ne nuk e dimë qëndrimin e tyre", tha tutje ai, raporton “Zeri.info”.

Megjithatë ai është treguar optimist që ky projektligj do të kaloje nesër në Kuvend. /ZËRI/